Plagos kusheririn me armë, arrestohet autori
Ka tentuar të vrasë me armë zjarri kushëririn e tij Sul Rexhepi, i cili ka mbetur i plagosur rëndë si pasojë e plumbave që kanë qëlluar trupin e tij. Pak ore me vone ka rene në pranga autori i plagosjes
MAT-Plagosje me armë në fshatin Bërshi të komunës Klos në Mat. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:00 të mbrëmjes së djeshme, ndërsa gjatë natës ka rënë në pranga autori i plagojes Rexhep Rexhepi.
Ky i fundit mësohet ka tentuar të vrasë me armë zjarri kushëririn e tij Sul Rexhepi, i cili ka mbetur i plagosur rëndë si pasojë e plumbave që kanë qëlluar trupin e tij. Menjëherë i lënduari është dërguar në Spitalin Ushtarak, ndërsa policia ka arrestuar për armëmbajtje pa leje vëllain e tij Hysni Rexhepi i pranishëm në ngjarje dhe më vonë autorin e ngjarjes Rexhep Rexhepi.
Burime nga policia konfirmojnë se shkaku i tentativës për vrasje ka qënë një sherr për motive të dobeta, ndersa hetimet vazhdojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
(d.b/BalkanWeb)