Torino konsideron shitjen e Ogbonnas

Qendërmbrojtësi i Torinos, Angelo Ogbonna mund të largohet nga klubi në fund të këtij sezoni, ka njoftuar drejtori sportiv i klubit, Gianluca Petrachi.
Ogbonna konsiderohet si një prej mbrojtësve më premtues në Itali dhe së fundmi është përfshirë në përfaqësuesen e Italisë dhe spekulohet se kërkohet nga klube të mëdha përfshirë Juventusin.
“Do ta shqyrtojmë situatën në qershor. Nëse një klub i madh shpreh gatishmëri për blerjen e tij dhe paguan shumën e duhur, do ta vlerësojmë”, u shpreh Petrachi. 24 vjeçari, produkt i Torinos spekulohet se kërkohet edhe nga Napoli dhe Milan.