Villa nuk frikësohet

Sulmuesi David Villa ka thënë se ndihet shumë mirë pas përfshirjes në përfaqësuesen spanjolle për herë të parë pas tetë muajve mungese për shkak të lëndimit.
Villa u inkuadrua si rezervist dhe shënoi nga penalltia në fitoren 5-0 në miqësoren ndaj Arabisë Saudite por nuk u aktivizua në fitoren 1-0 kundër Gjeorgjisë në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin botëror 2014.
“Çdo ditë ndihem më mirë, dhe më i dobishëm për skuadrën. Sigurisht se ka qenë vështirë pas një mungese aq të gjatë por tani ndihem shumë mirë, përndryshe nuk do të isha ftuar. Nuk kam frikë nga asgjë”, u shpreh Villa.