Pizarro kundër stilit spanjoll

Mesfushori David Pizarro ka theksuar se stili i futbollit spanjoll i ashtuquajtur ‘tiki-taka” nuk duhet të kopjohet.
Mesfushori kilian sezonin e kaluar e nisi te Roma kurse e përfundoi në Manchester City kurse tani është rehatuar te Fiorentina. “Trajneri Montella kritikoi tiki-takan? Pajtohem me të”, deklaroi Pizarro për Corriere Fiorentino.
“Në Itali ju duhet të shënoni gola. Periudhat e gjata të posedimit mund të jenë argëtuese kur jeni duke fituar dhe përfaqësojnë armë shtesë kur synoni të lodhni kundërshtarin dhe ti godisni për herën e dytë”, u shpreh ai. Trajneri i ri i Romës, Zdenek Zeman ka kritikuar stilin spanjoll duke thënë se “posedimet horizontale janë të pakuptimta”.