E Shtunë, 31 Tetor 2026

Torres: Dëshiroj të luaj tek Milani ose Interi

Liverpul - Fernando Torres shpreh dëshirën e tij për të luajtur në të ardhmen edhe në kampionatin italian. Një nga sulmuesit më të mirë të planetit deklaron se preferon dy skuadrat milaneze për t’u aktivizuar.

“Edhe më herët kam deklaruar se do të ishte diçka pozitive të luaja në kampionatin italian, pasi kam luajtur në atë spanjoll dhe aktualisht po luaj në Angli. Ndoshta do të luaj me skuadrat e Milanit dhe Interit”, deklaron sulmuesi i Liverpulit, Fernando Torres.

“Megjithatë, aktualisht jam shumë i kënaqur te Liverpuli, dhe kam një kontratë edhe për katër vite. Këtu janë sjellë shumë mirë me mua, dhe dëshiroj t’ia shpërblej këtë me fitimin e Premier Ligës, të cilin tifozët e presin prej shumë vitesh”, përfundon spanjolli El-Nino.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›