Panuçi i gatshëm të rinovojë me Romën
Romë - Kristian Panuçi shpreh dëshirën e tij për të vazhduar karrierën me skuadrën e Romës. Kontrata e mbrojtësi veteran me klubin kryeqytetas mbaron në fund të këtij sezoni.
“Së shpejti më skadon kontrata me Romën, dhe nëse varet nga unë, do të dëshiroja të qëndroja”, deklaron Panuçi për “Romanews”.
Drejtuesit e Romës aktualisht nuk po shprehin gatishmërinë për të rinovuar me ish-mbrojtësin e kombëtares. Shkaku kryesor i kësaj mosgatishmërie janë deklaratat e Panuçit në muajin janar, ku ai akuzonte trajnerin dhe drejtuesit e klubit për aktivizimet e pakta në fushën e lojës.