E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kameni mund të mbrojë portën e Bajernit të Mynihut

Mynih - Porta e Bajernit të Mynihut mund t’i besohet sezonin e ardhshëm Karlos Kamenit. Portieri kamerunas aktualisht aktivizohet në radhët e Espanjolit në kampionatin spanjoll.

Pasardhësi i të papërsëritshmit Oliver Kahn, Mihael Rensing, nuk e ka bindur aspak trajnerin Jurgen Klisman, i cili në ndeshjet e fundit ka preferuar të aktivizojë në portë Hans Jorg Butt.

Sipas prestigjiozes “Bild”, drejtuesit bavarezë po ndjekin nga afër mundësinë e Kamenit, i cili shihet si më i denji për katërkëndëshin e Bajernit. Për më tepër, kontrata e tij me Espanjolin skadon në fund të këtij sezoni. Portieri kamerunas mund të marrë 1 milion euro në vit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›