Ançeloti është trajneri më i kërkuar në Evropë
Milano - Trajneri i Milanit, Karlo Ançeloti, është më i kërkuar nga klubet evropiane. Këtë konkluzion e deklaron për “Gazzetta dello Sport” menaxheri i njohur italian, Enco Bronxeti.
"Ançeloti është trajneri më i kërkuar kohët e fundit, -deklaroi Bronxeti. Trajneri i Milanit kërkohet nga Reali i Madridit, Çelsi, Mançester Siti, Bajerni i Mynihut dhe Roma."
Tekniku italian pritet të jetë super sfida e vërtetë e gjigantëve evropianë në merkaton e verës. Por, administratori i Milanit, Adriano Galiani, është shprehur hapur se bashkëpunimi i Milanit me Ançelotin do të vazhdojë edhe sezonin e ardhshëm.