E Shtunë, 31 Tetor 2026

Totenhemi klubi i radhës që kërkon Diego Militon

Londër - Totenhemi është skuadra e radhës që kërkon shërbimet e sulmuesit Diego Milito. Lajmi bëhet i ditur nga “Daily Express”, i cili citon menaxherin e Spersave, Harry Redknapp.

Ky i fundit e ka të qartë nevojën e skuadrës së tij për të pasur argjentinasin e Xhenoas, i cili aktualisht është një nga shënuesit më të mirë në Serinë A.

E përditshmja “Daily Express” shpjegon gjithashtu se për shërbimet e Militos po interesohen edhe gjigantët e futbollit italian, siç janë Juventusi dhe Interi.

Konkurrenca e tyre është shumë e vështirë për t’u mposhtur. Megjithatë Redknapp ka edhe një alternativë tjetër, dhe ajo është Kenwyne Jones, i cili luan me Sanderlandin.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›