Ibrahimoviç nuk është i pashitshëm për Interin
Milano -Interi nuk do të guxonte kurrë të refuzonte një ofertë prej 100 milion eurosh për të lënë të lirë Zllatan Ibrahimoviçin. Këtë fakt e konfirmon drejtori i këtij klubi, Marco Tronchetti Provera.
“Ibrahimoviçi është një lojtar i gjigant. A do të largohej ai për 100 milionë euro? Kjo është një pyetje për presidentin Morati. Megjithatë mendoj se do të ishte vështirë për ta refuzuar një shumë të tillë parash”, deklaroi Provera në prag të super sfidës me Juventusin.
Interi do të udhëtojë në Torino të shtunën në mbrëmje për të zhvilluar derbin e Italisë. Skuadra e drejtuar nga Hoze Murinjo është shkëputur me 10 pikë nga Juventusi, i cili është ndjekësi më i afërt në klasifikim. Ibrahimoviç do të luajë përballë ish-skuadrës së tij.