Anglezët kundër finales në Romë
Mishel Platini ka konfirmuar që finalja e Champions do të mbahet në Romë, por shtypi anglez nuk është dakord. Zëdhënësin e ishullorëve e bën "News of the world", që drejton gishtin tek incidentet, që kanë pasuar ndeshjen e luajtur në Olimpiko, mes Romës dhe Çelsit, të martën e kaluar. "Shumë tifozë të Çelsit janë sulmuar nga ultrasit e Romës jashtë impiantit sportiv, shkruan gazeta angleze. Pozicioni i izoluar i stadiumit e bën më të lehtë për huliganët të bëjnë rrëmuja, ashtu siç kanë bërë sezonin e kaluar kundër tifozëve të Mançester Junajtid".