E Shtunë, 31 Tetor 2026

Torres: Kam luajtur me dhimbje

Sulmuesi i Liverpoolit, Fernando Torres, thotë se ai është frymëzuar nga kapiteni Steven Gerrard për të dalë në fushë të dielën kundër Manchester United.Spanjolli kishte nevojë për terapi kundër dhimbjeve për të përballuar dëmtimin që e mbajti atë jashtë fushe për dy ndeshje dhe për të qenë në gjendje të përballet me Manchester United.
"Nuk isha 100% i gatshëm por dëshirova të luaj dhe ia vlejti. E dinim se do të jetë rrezik dhe ndjeva ca dhimbje në disa prej lëvizjeve të mia. Kur ekipi humb dhe nuk luan mirë, është shumë vështirë ta shikosh. Vetëm dëshironi t'i ndihmoni dhe gjatë ndeshjes ishte gjithçka mirë", ka thënë Torres.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›