E Shtunë, 31 Tetor 2026

Erdogan, vizitë zyrtare dy-ditore në Iran

Kryeministri turk Rexhep Tajip Erdogan mbërriti në Teheran të hënën për një vizitë dy-ditore me zyrtarët iranian. Erdogan i cili ishte i shoqëruar me delegacionin e tij, u prit nga ministri i jashtëm Iranian Manouchehr Mehrabad, kur kryeministri turk shkeli aeroportin e Teheranit. Gjatë vizitës së tij zyrtare në Iran, kryeministri turk do të takojë liderët më të lartë të shtetit islamik duke përfshirë këtu presidentin Mahmoud Ahmadinejad si edhe liderin shpirtëror Iranian Ajatullahun Al Kamhenei.
Qëllimi i vizitës nga ana e kryeministri turk do të jetë përforcimi i marrdhënieve dypalëshe mes dy vendeve si edhe nënshkrimi i marrëveshjeve politike, tregtare si edhe ekonomike të përbashkëta.
Përpara se të kryente vizitën e tij në Teheran, Erdogan akuzoi drejtpërdrejt Perëndimin si edhe fuqitë e mëdha se këto vende po e trajtojnë në mënyrë të padrejtë programin bërthamor të Iranit.
Shteti turk ka përforcuar marrdhëniet me Iranin që kur partia e e kryeministrit turk Erdogan, AK në Turqi erdhi në pushtet në vitin 2002. Autoritetet e Ankarasë kanë zgjeruar këto vitet e fundit shumë marrdhëniet me vendet islamike të Lindjes së Mesme, ky fakt nuk shihet më sy pozitiv nga politika perëndimore.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›