E Shtunë, 31 Tetor 2026

United kthen sytë nga Diego Lopez

Portieri i Villarrealit, Diego Lopez, sërish është në planet e kampionit të Ligës Premier, Manchester United.Sipas tabloidit britanik "The Sun', United është duke menduar të ofrojë plot 15 milionë euro për Lopez.
Menaxheri i klubit Sir Alex Ferguson është i befasuar me 27-vjeçarin pasi dy herë kishte dërguar vëzhgues për ta ndjekur atë së fundi.
Portieri numër 1 i United, Edwin van der Sar, të enjten do të mbushë 39 vjeç dhe mund të heqë dorë nga futbolli në fund të sezonit, dhe Ferguson ka shqetësime për formën e portierit të dytë Ben Foster.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›