Torres: Nuk iki nga Liverpuli
Sulmuesi i Liverpulit, Fernando Torres, ka përsëritur se e ardhmja është rrënjosur fort në "Merseyside", pavarësisht problemeve që ka klubi. Klubi i Anfield është në borxhe të mëdha dhe ka humbur një sasi të konsiderueshme të të ardhurave, pas eliminimit nga Champions League. Ajo që i përkeqëson edhe më shumë gjërat ka të bëjë me faktin se ata ndodhen në një pozicion të vështirë edhe në tabelën e klasifikimit në Premier League, pas humbjes së 2-1 të dielën ndaj Arsenalit, e cila i ka nxjerrë jashtë luftës për të marrë pjesë në Kupat e Europës. Megjithatë, Torres mbetet i vendosur në këmbënguljen e tij se nuk do të largohet nga klubi. "Tani nuk e shoh veten të luaj në një klub tjetër", tha ai në një intervistë për mediat spanjolle. "Dua vetëm të përmirësoj gjendjen e aktuale dhe të shpresojmë se asnjë lojtar nuk do ta braktisë grupin". Për moslargimin e sulmuesit insiston edhe trajneri spanjoll Rafa Benitez, i cili ka shprehur interes për Van Nistelroin, që do të ishte një zëvendësues ideal për Torresin.