E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pronar luksembugas, Renaulti do të qëndrojë në Formula 1

Renaulti nuk do ta braktisë Formula 1. Prodhuesi francez lajmëroi se i ka shitur kompanisë luksemburgase "Genii Capital" një kuotë të konsiderueshme të skuadrës. Renault do të vazhdojë të furnizojë me motorë Red Bullin në Botërorin 2010. Skuadra do të garojë sërish nën emrin Renault, ndërsa pronari i ri do jetë Xherard Lopez, biznesmeni nga Luksemburgu i "Genii Capital Investment Company". Renaulti do të mbajë 25% të skuadrës, ndërsa afrimi i pilotit polak, Robert Kubika "nuk është automatik". Palët kanë firmosur një letër për "propozimin e shitjes së një pjese më të madhe kompanisë "Genii", e specializuar në teknologjitë e reja. Marrëveshja, bën të ditur Renault, duhet të mbyllet në fillimin e vitit të ardhshëm. Francezët dhe "Genii" "do të menaxhojnë së bashku skuadrën". "Në vitin 2010, skuadra do të mbajë emrin e saj, identitetin si dhe elementet fondamentalë, që kanë ndikuar në sukseset e 2005 e 2006", lajmëron Renault. "Skuadra do të vazhdojë të përdorë motorët e furnizuar nga fabrika e ‘Viry-Chatillon‘", lexohet në komunikatë. "Jam i lumtur të pres ‘Genii Capital‘, si partneri i ri strategjik, thotë Bernard Rei, presidenti i Renault, duke uruar mirëseardhjen. Jam i sigurt, që entuziazmi dhe përvoja e tyre do të krijojë dinamika të reja për skuadrën, stafin dhe partnerët tanë. Të gjithë së bashku synojmë nivelet më të larta. Lajmërimi i vendimit konfirmoi impenjimin e Renaultit", shton Rei. "Me këto ndryshime të rregullores së Formula 1, Renault do të jetë në gjendje të kënaqë fansat dhe të prezantojë një strukturë të re dhe më solide për kampionatin e ardhshëm. Do të demonstrojmë kualitetin e Renaultit, ku flitet për zhvillimin e makinës dhe konkurrencën e saj të fortë me rivalët". "Nuk është automatike që polaku Robert Kubika do të garojë me Renonë në Botërorin 2010, shprehet për BBC-në menaxheri i pilotit, Daniele Moreli. Renault ka kontraktuar pilotin para shitjes së aksioneve të skuadrës te ‘Genii Capital‘. Tashmë jemi në pritje të zhvillimet të fundit para fillimit të sezonit të ri".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›