E Diel, 1 Nëntor 2026

Juventus, Kamoranezi "shok": Do të mungojë gjithë sezonin

Do të jetë vendimtar ekzaminimi i fundit, të cilit do t‘i nënshtrohet ditët e ardhshme Mauro Kamoranezi, pas një dëmtimi të rëndë në kofshë të shtunën ndaj Barit. Lojtari ka pësuar një tërheqje në kofshën e djathtë dhe pas analizave të para, të bëra të hënën, rezultoi dëmtimi i disa fibrave muskulore. Për rikuperimin e tyre do të duhet shumë kohë, edhe tre muaj dhe nuk është e përjashtuar një ndërhyrje kirurgjike. Të martën Kamoranezi ka filluar fizioterapinë, e cila do të duhet ta ndihmojë në uljen e hematomave, por është e qartë që Juventusi e ka humbur praktikisht gjatë gjithë sezonit, sepse edhe në rastin e rehabilitimit të plotë, kjo do të vinte në fundin e prillit dhe për të arritur një formë atletike të pranueshme do të duhej shumë kohë (kampionati do të përfundojë më 16 maj 2009). Mbi bazën e këtyre llogarive është e qartë që edhe Botërori 2010, që do të zhvillohet në Afrikën e Jugut, verën e ardhshme, do të jetë në rrezik për futbollistin tashmë të njohur italo-argjentinas.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›