E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nëse Riberi nuk rinovon, në qershor duhet të ikë

Nëse Frenk Riberi nuk do ta pranojë rinovimin e kontratës me Bajernin e Mynihut (që skadon në vitin 2011) brenda qershorit 2010, duke nisur nga kjo datë, klubi do ta hedhë në merkato. Lajmi bëhet i ditur nga presidenti Uli Hënes, sipas së përditshmes "Abenzeitung". "Do të ishte e papërgjegjshme nga pikëpamja ekonomike ta mbanim, ka njoftuar Hënes. Në vitin 2010 kontrata e tij skadon dhe kështu do t‘i bënim dhuratë prej 50-60 milionë eurosh". Pas një debati me tifozët e Bajernit, gjatë festës për shkëmbimin e urimeve për Krishtlindjet, Hënes ka thënë se Riberi "është një nga tre lojtarët më të mirë të botës". Riberi, te Bajerni nga viti 2007, po fiton kohë, i joshur nga ofertat e Real Madridit, Barcelonës dhe Çelsit, të gatshme të vënë në pjatë 80 milionë euro për ta marrë 26-vjeçarin. I dëmtuari në gjurin e majtë, që do të mungojë që nga tetori deri në gusht, ka zhvilluar vetëm gjashtë prezenca në total në Bundesligën gjermane. Mundet që të futet në fushë për pak minuta në ndeshjen e së shtunës Bajern-Herta Berlin.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›