E Shtunë, 31 Tetor 2026

Torres: Sa keq që nuk luajmë si Liverpuli!

Sulmuesi i Spanjës, Fernando Torres, ka bërë të ditur se do ta ketë shumë më të vështirë të shënojë gola me kombëtaren, ndonëse ka gjetur 24 herë rrugën e rrjetës me Liverpulin në vitin e tij të parë në kampionatin anglez. "Loja e Spanjës nuk ka lidhje me atë të Liverpulit. Në teori, ajo nuk më favorizon. Në Angli luajmë një futboll të shpejtë dhe shumë dinamik. Në kombëtare është e kundërta, gjithçka është më e ngadaltë dhe ka shumë pauza. Duhet të përshtatemi shumë shpejt me këtë gjë. Kemi mundur Francën dhe Italinë, ndaj sistemi i lojës funksionon, edhe pse nuk më favorizon. Spanja mendon më shumë për mbajtjen e topit dhe për të mos pësuar gola, ndaj sulmuesit e kanë të vështirë të shkëlqejnë. Të them të vërtetën, nuk më pëlqen shumë grupi ku jemi, pasi kemi përballë skuadra të vështira", tha ai.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›