"Tulipanët" në telashe, Roben mungon me Italinë
Pas Rajan Babel, Holanda humbet edhe Arjen Roben. Megjithatë, këtë herë Marko van Basten mund të marrë frymë më i qetë, pasi mesfushori i Realit të Madridit do të mungojë vetëm në ndeshjen e parë të Grupit C, atë kundër Italisë. Roben është dëmtuar gjatë stërvitjes së djeshme dhe sipas të gjitha gjasave vendin e tij në formacionin titullar do ta marrë Afelai, lojtari më i ri në kontingjentin "tulipan", që në muajin prill mbushi 22 vjeç. Mesfushori i PSV-së do të luajë si mesfushor i majtë, duke bërë që asgjë të mos ndryshojë në taktikën e Van Basten: me siguri tekniku ka gjetur një ekuilibër në skuadër, të cilin nuk dëshiron ta ndryshojë. Kjo për faktin pasi pika e dobët e holandezëve duket se është mbrojtja, ku luajnë Heitinga, Oijer dhe Van Bronkhorst. Ndërkohë që, pavarësisht dëmtimit të Roben, forca e vërtetë e skuadrës është reparti sulmues.