Guti, Roben, Diarra në dyshim për derbin
Pjesëmarrja e mesfushorëve të Realit të Madridit, Guti, Roben dhe Diarra në derbin e të shtunës kundër Atletikos së Madridit vazhdon të jetë vërtet në dyshim. Në fakt, të tre lojtarët vazhdojnë të stërviten veçmas. Problemet e vazhdueshme fizike të Gutit, dhimbjet muskulore të Roben (holandezi duket pranë rikuperimit) dhe problemet në gju për Diarra mund të shkaktojnë një situatë serioze për trajnerin Shuster. Por ka edhe një lajm të mirë: Fernando Gago është sërish në dispozicion pas dhimbjeve muskulore.