E Diel, 1 Nëntor 2026

Torres, çfarë shuplake Realit!: Ekip i madh, por nuk më josh

Fernando Torres përgjigjet
me ironi. "Unë te Reali? Para
i them po në altar të dashurës
time sesa Florentino Perezit".
Torres nuk lëviz nga Liverpuli
dhe mbi të gjitha as nuk e mendon
transferimin në Madrid.
Të mos harrojmë se, kampioni
spanjoll është krijim i Atletikos,
rivalit të madh të "Merengues".
"Për mua Real Madrid nuk është
tjetër veçse një klub i madh si
Milan, Barcelona, Bajerni, Interi,
...një skuadër e madhe, por
si shumë të tjera. Nuk ma tërheq
aspak vëmendjen". Më qartë se
kaq nuk ka! Fjali që shkatërrojnë
çdo shpresë të atyre që donin
ta shikonin te Reali. Dhe mes
shumë dyshimesh, fjalësh e
pseudomarrëveshjesh në këtë
merkato të çmendur (të paktën
në fjalë), më në fund vjen
një qartësi, edhe pse në futboll
shprehja "kurrë mos thuaj kurrë"
është ligj. Por Torres nuk ndalet
këtu. Sulmuesi pas Liverpulit as
nuk e shikon si të mundshëm
një rikthim, të paktën të shpejtë,
në Spanjën e tij. Në listën
e tij personale në vend të parë
vjen Italia dhe Serie A, pastaj
Gjermania (klubi tërheqës për
të është Bajerni i Mynihut.
Dhe nëse, në një ditë të largët
do të duhet të kthehet në "La
Liga", natyrisht do të shkojë
tek Atletikoja e tij. Një goditje e
rëndë për krenarinë madrilene e
spanjolle, të bindur prej kohësh
se, ka futbollin më të mirë në
planet dhe mbi të gjitha se është
ëndërr e çdo futbollisti. Dhe
kur mohimi vjen nga një djalë
i yti, plaga dhemb akoma edhe
më shumë. Më pas sulmuesi
vlerëson portierin e Realit dhe
të Spanjës, Iker Kazijas. "Kasijas?
Bravo. Falë tij Reali nuk ka
pësuar një lumë golash, por në
krahasim me Reinën nuk ka asgjë
për ta pasur zili". Shpërthejnë
komentet e shtypit spanjoll,
"Marca"-s në veçanti. Të gjithë
kundër Torres. Të gjithë veç Barcelonës.
Por e ardhmja e afërt e
tij është e sigurt. Për momentin
Liverpuli duket se është dashuria
e tij e madhe dhe vetme.
Spanjollët, ose më mirë një pjesë
e tyre nuk i kanë përtypur dot
këto deklarata, por dihet: fëmijët
me më shumë talent e klas janë
gjithmonë më rebelët.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›