E Shtunë, 31 Tetor 2026

Partizani-Flamurtari, sfi da nr. 3 për një shans në gjysmëfi nale

Partizani dhe Flamurtari do
të vihen sot përballë njëritjetrit
për të tretën herë për të
provuar një tjetër shans drejt
kualifi kimit për në gjysmëfi nalet
e Kupës së Shqipërisë. Kjo sfi dë
ekstra në çerekfinale është një
prodhim ekskluziv i Komisionit
të Disiplinës, pas gafës së aktivizimit
të parregullt të lojtarëve,
të cilët kishin luajtur më parë
për skuadra të tjera në të njëjtin
kompeticion. Flamurtari fitoi
1-0 ndeshjen e parë në shtëpi,
ndërsa të kuqtë i mundën vlonjatët
po 1-0 në kthim, ku pas
120 minutave lojë, u deshën
11-metërshat për të përcaktuar
se kush do të vazhdonte më tej.
Por vendimi i Disiplinës do të
zhvlerësonte gjithçka. Edhe pse
ky vendim ka qenë disi absurd
në dukje dhe është pasuar nga
shumë polemika, tashmë duket
se Kupa e Shqipërisë do të duhet
t‘i rikthehet normalitetit. Tashmë
dy skuadrat e kanë pranuar verdiktin
e një sfi de të tretë, ku secila
premton se do të japë maksimumin.
Takimi do të luhet sot në një
fushë asnjanëse (stadiumi "Niko
Dovana", Durrës, ora 16.00). Për
të kuqtë situata nuk është fort
e këndshme, pasi për shkak të
rregullit të mosaktivizimit të lojtarëve
që më parë kanë luajtur
me një tjetër ekip, do të duhet
të heqin dorë nga 4 prej futbollistëve.
Pra, Egert Bakalli, Genti
Gjondedaj, Besmir Bega e Erald
Mërtiri nuk do të mund të zbresin
në fushë ndaj Flamurtarit. Tre të
parët janë lojtarë të formacionit
bazë dhe kjo nuk është pak për një
skuadër si Partizani, e cila nuk e ka
këtë luks që në një takim të ketë
kaq shumë mungesa. Megjithatë,
trajneri Shpëtim Duro ka besim se
të tijtë i kanë të gjitha mundësitë
për të arritur kualifi kimin. "Nuk ka
asnjë dyshim. Ne do të luajmë në
këtë ndeshje të përsëritur me një
qëllim të vetëm, të kualifi kohemi,
duke përsëritur atë çfarë bëmë
gjatë takimit të fundit kundër
Flamurtarit. Skuadra ka mundësi
për të përballuar edhe 2 ndeshje
brenda javës, ndaj luajmë në
Durrës vetëm për t‘u kualifi kuar",
thekson Duro. Jo më pak ambicioz
shfaqet edhe Flamurtari, i cili
sipas trajnerit Eqerem Memushi,
"e ka Kupën prioritet të tij". Nëse
ia dalin të fi tojnë në këtë ndeshje,
atëherë do të ishte kualifi kimi i 17
i vlonjatëve në një gjysmëfi nale të
Kupës së Shqipërisë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›