E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqipëria, arsye për të qëndruar te Junajtid

Mund të duket e pabesueshme, por në Angli
besojnë se Kombëtarja shqiptare është një
prej pesë arsyeve përse Kristiano Ronaldo nuk
duhet të transferohet te Reali i Madridit. Mediat
britanike kanë shpjeguar me pak pika, idenë se
largimi i mesfushorit nga Mançester Junajtid
do të ishte një "çmenduri". "Lojtari më i mirë
në botë" rrezikon të qëndrojë jashtë Botërorit
2010, edhe sepse në diferencën prej 7 pikësh
nga Danimarka kryesuese e grupit eliminator ka
peshë barazimi 0-0 i Portugalisë me Shqipërinë.
Kristiano Ronaldo konfi rmoi se i vetëm nuk
mund ta tërheqë skuadrën, situatë me të cilën
do të përballej edhe në "Santiago Bernabeu".
Përkundrazi, te "Djajtë e Kuq", ai është i rrethuar
nga një grup shumë cilësor, që e ndihmon të
shfaqë klasin e lartë. Arsyet e tjera janë futbolli
i jashtëzakonshëm në Angli, "shkatërrimi" 4-0
i Realit në Champions me Liverpulin, këshillat
se lojtarët nuk duhet të ndjekin paratë dhe se
Ferguson nuk është më i ri për ta ndjekur hap
pas hapi që ta bindë të qëndrojë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›