E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mercedes mendon largimin, Ferrari ëndërron Hemilton

Mercedes-Benz po mendon
tërheqjen nga Formula
1 pas skandalit që
përfshiu skuadrën MekLaren Mercedes
në garën e parë të Botërorit
2009, të zhvilluar në Australi. Sipas
televizionit "Sudwestrundfunk",
sot është parashikuar të zhvillohet
një takim i aksionerëve të "Grupit
Daimler", që kryesohet nga prodhuesi
gjerman i automobilave.
Përveç lojës së pandershme të
skuderisë, një arsye e fortë për
t‘u dhënë lamtumirën garave
janë humbjet fi nanciare: në këtë
periudhë krize, kompania po
humbet çdo muaj afro një miliard
dollarë amerikanë. Deficiti
mund të vihet nën kontroll vetëm
nëpërmjet masave drastike në
uljen e kostove, duke përfshirë
këtu edhe uljen e shpërblimeve
për drejtuesit. Nga Malajzia, presidenti
i Mercedes Benz për të gjitha
aktivitetet sportive, konfi rmoi se
nuk ka garanci për impenjimin
afatgjatë në cirkuitet e F1. "Po më
pyesni nëse do të jemi në këtë
aktivitet edhe pas dhjetë vjetësh?
Të gjithë ata që janë të ndershëm,
dhe unë jam i tillë, nuk mund të
përgjigjen sesi do të zhvillohet
bota, industria e makinave apo
ekonomia globale", shpjegoi ai
për "GP Week". "Shpresoj që kjo
situatë të ndryshojë. Nuk është
e lehtë për askënd, por shpresoj
se do të ndryshojë". Haug u pyet
edhe rreth skandalit ku skuadra
dhe Luis Hemilton gënjyen komisarët
e pistës në Melburn. Për këtë
çështje, në fund të muajit FIA do
të thërrasë Këshillin Botëror të
Motorsportit, ku nuk përjashtohet
dënimi i "shigjetave të argjendta"
për sjellje jokorrekte. Skuadra anglo-
gjermane mund të penalizohet
në klasifi kimin për konstruktorë
ose mund të gjobitet. Më pas,
britaniku kërkoi publikisht falje,
duke ia hedhur fajin menaxherit të
skuadrës, Dejv Rajan (i pezulluar
nga detyra), "arkitektit" të mashtrimit.
Ndërkohë, sipas "BBC"-së,
për Hemilton nuk parashikohen
ndëshkime të tjera, pas skualifi -
kimit nga renditja fi nale në Australi.
"Natyrisht që do të ishte më
mirë nëse do të diskutonim rreth
fitoreve dhe jo për këto gjëra",
shtoi Haug. "Jemi të pakënaqur
nga situata aktuale".
Ferrari
Luis Hemilton nuk e fshehu
pakënaqësinë për situatën e shkaktuar
te MekLareni. Në ambientet
e Formula 1 është spekuluar për
largimin e tij nga garat, gjithsesi
duket e pamundur që britaniku
të tërhiqet në moshën 23-vjeçare.
Gjithsesi, situata nuk është nga
më të mirat: më parë skandali
"spy-story", më pas akuzat se është
gënjeshtar dhe tani një makinë që
nuk është konkurruese sa duhet.
Kontrata e Hemilton me MekLarenin
skadon në vitin 2013 dhe piloti
kërkon garanci nga Ron Denis.
Në rast të kundërt, është i gatshëm
të ndryshojë skuadër. Ëndrrën për
t‘u bërë kampion bote e realizoi,
tashmë mbetet ajo që të jetë i pari
me Ferrarin. Felipe Masa dhe Kimi
Raikonen janë nën kontratë me
"kokëkuqen" deri në vitin 2010 dhe
në vend të tyre, përveç Hemilton
mund të mbërrijë edhe Robert
Kubika. Por, nuk duhet harruar as
alternativa Fernando Alonso, që
gjithsesi nuk do të pranonte kurrë
ta kishte sërish anglezin si shok
skuadre.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›