Han shkëput lidhjet me FSHF, pret në heshtje shkarkimin
Nën një çati, por gjithmonë
e më larg njëri-tjetrit.
Kombëtarja shqiptare dhe
Ari Han duket se kanë marrë rrugën
pa kthim, "divorcin". Pak rëndësi ka
nëse do të gjendet marrëveshje
për ndarje konsensuale, apo nëse
Federata Shqiptare e Futbollit do
të prishë kontratën duke marrë
përsipër kostot financiare. Fakt
është se që prej humbjes së 1 prillit
me Danimarkën, trajneri nuk ka
dhënë asnjë shenjë jete. Asnjë
kontakt me "qeverinë" e futbollit
në vendin tonë. Biseda e munguar
me presidentin Armand Duka, i
cili u largua nga Kopenhageni pa
takuar asnjë pjesëtar të skuadrës,
apo stafit teknik, tregon shenja
të qarta ftohjeje. Ndryshe nga
herët e tjera, interesimi i Han për
paraqitjen e lojtarëve kuqezi që
militojnë në klubet evropiane ka
qenë në nivelet zero. 60-vjeçari
as që nuk do t‘ia dijë për situatën
që vendimet e tij taktike kanë
shkaktuar në Shqipëri. Ai duket
i palëkundur në qëndrimin e
tij, për të mbyllur aventurën me
Shqipërinë në eliminatoret e
Botërorit 2010.
Pak ditë më parë, Han
konfi rmoi se nuk tërhiqet. Vetëm
pak orë pas shkatërrimit 3-0 në
Danimarkë, ai tha: "Unë nuk jam
në dijeni për zërat se nuk do të
jem më trajner i përfaqësueses
shqiptare. Për sa më takon, do të
vazhdoj ta drejtoj skuadrën deri
në fund të këtyre eliminatoreve,
kur përfundon edhe kontrata
ime me federatën. Pas humbjeve
me Hungarinë dhe Danimarkën
duhet të përballemi me faktet. Të
guxosh të ëndërrosh nuk është
diçka e keqe, por duhet të jemi
realistë. Ishim përpara një detyre
të vështirë, pasi shorti na vendosi
në grupin më të fortë eliminator të
Botërorit 2010 në zonën evropiane.
Fituam disa pikë në ndeshjet e para
dhe ndoshta aty lindën shpresat se
mund të bënim diçka më shumë".
Por, mungesa e kontakteve
tregon edhe se "tulipani" nuk ka
ndërmend ta bëjë hapin e parë.
"Topi" mbetet në fushën e FSHFsë.
Nëse institucioni që drejton
sportin më popullor në vend
kërkon ta largojë, rruga e vetme
që Han ka lënë të hapur është
shkarkimi. Një mënyrë që do t‘i
shkonte për shtat lojës së teknikut,
sepse kështu ai do të përfi tonte të
gjitha paratë e kontratës. Rroga
e drejtuesit të stolit kuqezi do të
ishte e siguruar deri në muajin
tetor, pavarësisht nëse ai punon
apo jo me Kombëtaren shqiptare.
Prej këtu ka ardhur vendimi për
të qëndruar në shtëpinë e tij në
Shtutgart, përkrah familjes, duke
pritur i pashqetësuar një telefonatë
që i komunikon se mbeti pa punë.
Në anën tjetër, në FSHF asgjë
nuk lëviz. Prononcimet rreth të
ardhmes së Han janë gjithmonë e
më të kufi zuara. Të zëvendësosh
trajnerin e ekipit Kombëtar, mbi
të gjitha në mes të edicionit, nuk
është asnjëherë e lehtë. Këtu
llogariten edhe shpenzimet
fi nanciare (shlyerje e detyrimeve
kontraktuale me drejtuesin aktual
të stolit dhe pagesa për teknikun
e ri), përcaktimi i drejtimit të ri
që duhet të ndiqet në skuadrën
kuqezi dhe alternativat që në këtë
periudhë nuk janë të lehta për t‘u
gjetur. Një kandidat i vlefshëm
është Streçko Katanec, i cili dha
dorëheqjen nga Maqedonia.
Slloveni është një preferencë e
vjetër e presidentit Duka dhe emri
i tij ka qarkulluar në orbitën e
Kombëtares përpara emërimit të
Oto Bariç dhe së fundmi në janar
2008, kur mes premtimeve, ekipi iu
besua holandezit Ari Han.
e më larg njëri-tjetrit.
Kombëtarja shqiptare dhe
Ari Han duket se kanë marrë rrugën
pa kthim, "divorcin". Pak rëndësi ka
nëse do të gjendet marrëveshje
për ndarje konsensuale, apo nëse
Federata Shqiptare e Futbollit do
të prishë kontratën duke marrë
përsipër kostot financiare. Fakt
është se që prej humbjes së 1 prillit
me Danimarkën, trajneri nuk ka
dhënë asnjë shenjë jete. Asnjë
kontakt me "qeverinë" e futbollit
në vendin tonë. Biseda e munguar
me presidentin Armand Duka, i
cili u largua nga Kopenhageni pa
takuar asnjë pjesëtar të skuadrës,
apo stafit teknik, tregon shenja
të qarta ftohjeje. Ndryshe nga
herët e tjera, interesimi i Han për
paraqitjen e lojtarëve kuqezi që
militojnë në klubet evropiane ka
qenë në nivelet zero. 60-vjeçari
as që nuk do t‘ia dijë për situatën
që vendimet e tij taktike kanë
shkaktuar në Shqipëri. Ai duket
i palëkundur në qëndrimin e
tij, për të mbyllur aventurën me
Shqipërinë në eliminatoret e
Botërorit 2010.
Pak ditë më parë, Han
konfi rmoi se nuk tërhiqet. Vetëm
pak orë pas shkatërrimit 3-0 në
Danimarkë, ai tha: "Unë nuk jam
në dijeni për zërat se nuk do të
jem më trajner i përfaqësueses
shqiptare. Për sa më takon, do të
vazhdoj ta drejtoj skuadrën deri
në fund të këtyre eliminatoreve,
kur përfundon edhe kontrata
ime me federatën. Pas humbjeve
me Hungarinë dhe Danimarkën
duhet të përballemi me faktet. Të
guxosh të ëndërrosh nuk është
diçka e keqe, por duhet të jemi
realistë. Ishim përpara një detyre
të vështirë, pasi shorti na vendosi
në grupin më të fortë eliminator të
Botërorit 2010 në zonën evropiane.
Fituam disa pikë në ndeshjet e para
dhe ndoshta aty lindën shpresat se
mund të bënim diçka më shumë".
Por, mungesa e kontakteve
tregon edhe se "tulipani" nuk ka
ndërmend ta bëjë hapin e parë.
"Topi" mbetet në fushën e FSHFsë.
Nëse institucioni që drejton
sportin më popullor në vend
kërkon ta largojë, rruga e vetme
që Han ka lënë të hapur është
shkarkimi. Një mënyrë që do t‘i
shkonte për shtat lojës së teknikut,
sepse kështu ai do të përfi tonte të
gjitha paratë e kontratës. Rroga
e drejtuesit të stolit kuqezi do të
ishte e siguruar deri në muajin
tetor, pavarësisht nëse ai punon
apo jo me Kombëtaren shqiptare.
Prej këtu ka ardhur vendimi për
të qëndruar në shtëpinë e tij në
Shtutgart, përkrah familjes, duke
pritur i pashqetësuar një telefonatë
që i komunikon se mbeti pa punë.
Në anën tjetër, në FSHF asgjë
nuk lëviz. Prononcimet rreth të
ardhmes së Han janë gjithmonë e
më të kufi zuara. Të zëvendësosh
trajnerin e ekipit Kombëtar, mbi
të gjitha në mes të edicionit, nuk
është asnjëherë e lehtë. Këtu
llogariten edhe shpenzimet
fi nanciare (shlyerje e detyrimeve
kontraktuale me drejtuesin aktual
të stolit dhe pagesa për teknikun
e ri), përcaktimi i drejtimit të ri
që duhet të ndiqet në skuadrën
kuqezi dhe alternativat që në këtë
periudhë nuk janë të lehta për t‘u
gjetur. Një kandidat i vlefshëm
është Streçko Katanec, i cili dha
dorëheqjen nga Maqedonia.
Slloveni është një preferencë e
vjetër e presidentit Duka dhe emri
i tij ka qarkulluar në orbitën e
Kombëtares përpara emërimit të
Oto Bariç dhe së fundmi në janar
2008, kur mes premtimeve, ekipi iu
besua holandezit Ari Han.