E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sahin kushton 20 milionë euro

Nga Express më 25 prill 2011 në ora 14:05

Borussia Dortmund e ka vendosur shifrën, e cila do ta bindte që ta shesë yllin e vetë Nuri Sahin. Lajmin e ka bërë të ditur drejtori sportiv i klubit gjerman, Hans-Joachim Watzke, i cili insiston se verdh e zinjtë nuk do të lëshojnë pe në këtë aspekt.

“Ne llogarisim që t’i fitojmë së paku 20 milionë euro nga shitja e tij. Gjysma e tyre do të përdoren për t’u përforcuar. Real Madrid është njëri nga klubet e interesuara, por deri tash nuk është asgjë definitive. Nuk kemi nevojë t’i shesim yjet tona, por me një ofertë të mirë, do të mendonim. Jemi munduar ta vazhdojmë kontratën me të, por nuk kishte përfundim pozitiv. Do të jetë e drejtë e tij t’i diskutojë me ne ofertat që do t’i arrijnë”, deklaroi Watzke.

Përpos Realit, për mesfushorin turk me interesim ka shfaqur edhe kampioni i Evropës, Inter.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›