Torres mendon për rekorde të reja

Sulmuesi i Liverpoolit, Fernando Torres, tashmë ka arritur shifrën e 50 golave me fanellën e kuqe, për një kohë më të shkurtër se cilido lojtar në historinë e Redsave, dhe tani shënjestron rekorde të reja në Anfield.
"Të gjithë lojtarët që kanë luajtur tek Liverpool, janë lojtarët të klasit të lartë dhe të cilët kanë shënuar shumë gola". Ata kanë arritur rekorde të mëdha. Unë jam para tyre në këtë rast, që për mua është një nga gjërat më të rëndësishme që kam bërë në karrierën time".
"Dua të vazhdoj të thyej rekorde të tilla, ashtu që të jem gjithmonë në libra dhe në kujtesën e njerëzve", ka thënë spanjolli për faqen zyrtare të klubit.