E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA,Clinton: SHBA të shtojë ndihmat për vendet e varfra

Sekretarja e shtetit Hillary Clinton pohoi ditën e mërkurë se SHBA duhet që të rrisë ndihmat e saj për vendet e jashtme dhe të mos shpenzojë më shumë shifra për problemet e sigurimeve dhe të shëndetësisë. Zonja Klinton e vlerësoj maksimalisht përpjekjen e administratës Obama për të rritur shifrat mbi sigurimet shëndetësore. Por ish-zonja e parë e SHBA-së pohoi se ndihmat ndërkombëtare janë shumë të nevojshme për rritjen e dialogut me vendet e botës së tretë, të cilat po kërkojnë aleanca të dyshimta me organizatën Al Kaeda.
Por pavarsisht kritikave të padukshme të sekretares së shtetit amerikan, SHBA mbetet vendi i cili ka shpërndarë më shumë ndihma në vitin 2009 për shtetet në nevojë. Gjithsesi një varg organizatash ndërkombëtare kanë kritikuar ashpër administratën Obama se kjo e fundit ka tkurrur dhe ka ulur fonder për organizatën amerikane të ndihmave ose siç njihet ndryshe USAID.
"Ne nuk mund të mundim këto ideologji fondamentaliste dhe esktremiste për aq kohë që në vende të tilla si Afganistani dhe Jemeni ka plot të rinj të cilët shohin një të ardhme pa punë dhe pa asnjë perspektive."- shpjegojë zonja Klinton. Gjithashtu sekretarja amerikane e shtetit u shpreh se SHBA duhet të rrisë kujdesin ndaj femrave dhe grave në botë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›