Torres refuzoi penalltinë

Mesfushori i Chelseas, Juan Mata ka bërë të ditur se sulmuesi Fernando Torres refuzoi mundësinë të përfundojë pritjen e tij të gjatë për një gol, duke mos dashur të ekzekutojë penalltinë kundër Birmingham Cityt në FA Cup të martën.
Kjo ishte ndeshja e parë e gjigantit londinez pas shkarkimit të menaxherit Andre Villas-Boas. Mata, i cili nuk realizoi nga pika e bardhë në fitoren e Chelseas 2-0, i kishte ofruar atë Torresit. Por, sulmuesi spanjoll, i cili nuk ka shënuar nga tetori, refuzoi ta ekzekutojë atë.
“E kam pyetur nëse dëshiron ta godet sepse e fitoi penalltinë. Ai më tha ‘jo, nuk jam i pari në listë’. Menaxheri Di Matteo ka formuar një listë se kush i ekzekuton penalltitë dhe me siguri Torres ka dashur ta respektojë atë”, deklaroi Mata për The Independent.