E Shtunë, 31 Tetor 2026

Futbollistët anglezë udhëheqin Chelsean

Futbollistët anglezë në Chelsea e udhëheqin klubin, sipas portierit të Arsenalit, Wojciech Szczesny.

Pas një tjetër menaxheri të shkarkuar në Stamford Bridge, portugezit Andre Villas-Boas, Szczesny sugjeroi se fuqinë kryesore në Chelsea e kanë futbollistët anglezë.

“Mendoj se disa futbollistë anglezë në Chelsea e udhëheqin klubin pak a shumë. Ata kanë pasur 10 menaxherë të ndryshëm në vitet e fundit, kurse në Arsenal situata është pak më ndryshme, ku të gjithë futbollistët e përkrahin Arsene Wengerin”, tha Szczesny për The Independent.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›