E Shtunë, 31 Tetor 2026

Juventus nuk është në rënie

Trajneri i Juventusit, Antonio Conte, ka mohuar se skuadra e tij është në rënie pas barazimit 1-1 kundër Bolognas të mërkurën.

Bianconerët kanë fituar vetëm tetë pikë nga gjashtë ndeshjet e fundit në Serie A. Megjithatë, Conte nuk mendon se ekipi i tij është në rënie.

“Jo, nuk mendoj se jemi në rënie. Nuk më duket e drejtë të thuhet ashtu, e sidomos pas kësaj ndeshjeje. Jemi angazhuar shumë dhe nëse është diçka që na ngadalëson, janë rezultatet. Por, nëse fitojmë Scudetton, do të jetë një mrekulli”, deklaroi Conte për Sky Sport Italia.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›