E Shtunë, 31 Tetor 2026

Torresi është ringjallur

Menaxheri i përkohshëm i Chelseas, Roberto Di Matteo është i lumtur me ringjalljen e sulmuesit Fernando Torres.

Ylli spanjoll është paraqitur dukshëm më mirë prej kur Di Matteo zëvendësoi Andre Villas-Boasin në fillim të muajit mars.

“Jemi të lumtur me paraqitjet e Fernandos. Ai është futbollist shumë i mirë. Kam biseduar me të gjithë futbollistët e mi dhe jam munduar t’u jap besim. Fernando është në periudhë të mirë, por edhe të gjithë të tjerët meritojnë lëvdata”, deklaroi Di Matteo.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›