E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dzeko injoron spekulimet

Sulmuesi Edin Dzeko është i lumtur në Manchester City dhe nuk vë në dyshim të ardhmen e tij në klub, ka njoftuar menaxheri i tij, Irfan Redzepagic.

Mediet britanike në javët e fundit kanë raportuar se 26-vjeçari do të vihet në shitje gjatë afatit kalimtar të verës. Por, Dzeko duket të jetë i kënaqur në Itihad.

“Nuk ka asnjë risi sa i përket të ardhmes së Dzekos. Ai është i përqendruar në City, është i lumtur në Angli. Nuk mund të flas për interesimin e skuadrave të tjera, ndoshta më vonë, por jo tani”, deklaroi Redzepagic për Tuttomercatoweb.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›