Arteta nuk është Fabregas

Mesfushori i Arsenalit, Mikel Arteta ka kërkuar nga tifozët e klubit të mos e krahasojnë me ish-kapitenin Cesc Fabregas, edhe pse insiston se mund të japë kontribut të rëndësishëm për skuadrën londineze.
Arteta erdhi në Emirates Stadium nga Evertoni në ditën e fundit të afatit kalimtar të janarit pas shitjes së Fabregasit në Barcelonë dhe Samir Nasrit në Manchester City.
“Cesc në sezonin e tij të parë në klub nuk ishte futbollist i njëjtë sikurse në atë të fundit. Andaj si mundet dikush të presë nga unë të jem sikur Fabregasi i sezonit të kaluar në edicionin tim të parë?”, deklaroi Arteta për The Evening Standard.