Varane mund të bëhet më i mirë se Blanc

Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho ka lavdëruar mbrojtësin e ri Rafael Varane duke theksuar se 18-vjeçari mund të bëhet më i mirë se legjenda franceze, Laurent Blanc.
Varane iu bashkua Realit gjatë verës së vitit të kaluar nga Lens, por ka bërë vetëm 12 paraqitje deri më tani gjatë këtij sezoni. Megjithatë, Mourinho e vlerëson lart Varanen.
“Varane ka inteligjencë të njëjtë, qetësi me top dhe prezencë në fushë të ngjashme me Laurent Blancun. Me gjithë respektin ndaj Blancut, besoj se Varane mund të bëhet edhe më i mirë se ai”, deklaroi Mourinho për France Football.