Panasonic Viera G2 HDTV
Kompania Panasonic për këtë vit ka paralajmëruar disa modele të jashtëzakonshme të televizorëve me definicion të lartë, e si konfirmim për këtë premtim vijnë informatat se qysh në fillim të muajit shkurt pritet seria e televizorëve Viera G2 HDTV.
Këtë seri do ta përbëjnë televizori 50 inçësh TH-P50G2, si model kryesor, të cilit do t’i bashkohen dy njësi më të vogla sa i përket diagonales së ekranit, ato prej 42 e 46 inçësh.
Të gjitha modelet kanë rezolucion HD, kanë nga tri porte për HDMI, me ç’rast modeli i ekranit më të madh do të kushtojë rreth 3.500 dollarë amerikanë.
Edhe një karakteristikë që është shumë tërheqëse tek këto modele është vlera fantastike e kontrastit prej 5.000.000:1 që i bën ata një ndër më të mirët në botë në këtë pikëpamje.
Shark – seri e re celularësh nga Samsung
Kompania Samsung ka paraqitur linjën e re të celularëve të emëruar Shark. Për fillim të serisë së re Shark, Samsung ka përgatitur tri modele - Shark S5350 të formës klasike dhe dy modele rrëshqitëse, Shark 2 S5550 e Shark 3 S3550.
Të tri modelet kanë SNS për qasje më të shpejt dhe të thjeshtë në rrjetet online për shoqërim Facebook, Myspace e Tëitter.
Modeli i parë Shark S5350 është vetëm 11.9 milimetra i trashë. Ka fotoaparat prej 3.2 megapikselash, 100 megabajt të memories internet dhe konfiguracion grafik në të cilin gjenden tastet për qasje të drejtpërdrejt në shërbimet Gtalk, Aim e Palringo Chat.
Dy modelet tjera janë rrëshqitëse dhe nuk kanë ndonjë dallim të theksuar në mes tyre.
Modeli Shark S5550 ka fotoaparat prej pesë megapikselash si dhe 110 megabajt hapësirë për të dhëna, derisa Shark S3550 ka fotoaparat më të dobët prej dy megapikselash dhe posedon hapësirë të dhënave prej 40 megabajt.
23 Janar 2010