E Diel, 1 Nëntor 2026

Toski synon kombëtaren gjermane

Oto Bariç ishte përkushtuar maksimalisht që një ditë Faton Toskin ta bënte pjesë të kombëtares shqiptare. Megjithatë, kroati u largua dhe e njëjta gjë ndodh me të riun e talentuar. Toski ka luajtur pesë ndeshje në Bundesligë dhe ka shënuar 2 herë për Eintrahtin e Frankfurtit. "Është dëshirë imja që në çdo ndeshje të shënoj gola. Kjo ambicie është e domosdoshme, për të mundur konkurrencën në ekip", tha lojtari. "Kam punuar shumë, për të arritur deri këtu: e di që zhvillimi im ende nuk ka mbaruar dhe që duhet të përmirësohem vazhdimisht". Më tej, Toski ka folur për synimet në të ardhmen: "Së pari, dëshiroj të luaj me Frankfurtin në ndeshje ndërkombëtare. Kupa UEFA më ka bërë edhe më të ‘uritur‘ për ndeshje tjera në këtë arenë, vazhdoi ai. Nëse vazhdimisht arrij suksese, atëherë do të kem shumë mundësi për t‘u bërë futbollist titullar dhe lider i skuadrës time. Natyrisht që kam qejf të luaj edhe në kombëtaren gjermane. Unë jam vetëm 21 vjeç dhe kam kohë për të treguar vlerat e mia".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›