E Shtunë, 31 Tetor 2026

Liga e parë - Pollozhani e mposhti Shkëndijën

Shkup – Shkëndija ka humbur edhe një ndeshje, kësaj radhe janë mposhtur në Shkup nga ekipi i Makedonija me rezultat 2:0. Golat
për skuadrën vendase i kanë shënuar Millosheviq në minutën e 46 dhe Artim Pollozhani në të 73-ën. Pjesa e parë e këtij takimi ka përfunduar pa gola, ndërsa në gjysmëlojën e dytë vendasit realizuan dy gola dhe kështu shënuan fitoren e parë në stinorin e pranverës.
Pas ndeshjes trajneri kuqezi, Edmond Miha i mërzitur deklaroi se i vjen shumë keq për humbjen në përballjen me skuadrën Makedonija nga Gorce Petrovi.
"Humbëm nga përvoja. E kam thënë disa herë skuadrës i mungon lideri, kështu ishte edhe në takimin e sotëm. Kemi një ekip me lojtarë shumë të ri. Më vjen shumë keq për skuadrën, sepse patëm krijuar një grup shumë të mirë. Shkëndija më nuk ka lojtarë si Emini, Memedi, Emurrllahu, Mustafi, Pollozhani, Ismaili e të tjerë. Na pret shumë punë në të ardhmen", tha Miha, pas ndeshjes, duke shtuar se
"Pollozhani ishte lider i skuadrës Makedonija dhe thjeshtë ai na mposhti me golin e tij të shënuar në pjesën e dytë", përfundoi Miha.

Gjipspunuesit" erdhën lehtë deri te fitorja

Tetovë – Renova ka mposhtur lehtë ekipin e Vëllazërimit nga Kërcova me rezultat 3:0. Serinë e golave në minutën e 16-të e ka hapur shtatlarti Jancevski, i cili pas krosimit të Stankoviqit, me kokë godet dhe mposht portierin Jusufi. Mysafirët të vetmin rast për gol e patën në minutën e 20-të kur Jahoviq arrin të godas, por topi kalon në vijën fundore. Futbollistët e Renovës patën një numër të madh rastesh për gola, por nuk arritën të konkretizojnë të gjitha. Në minutën e 53-të pas një aksioni të shpejtë të vendasve nëpërmjet Hysenit, i cili depërtoi furishëm nga qendra futet në zonën kundërshtare, por ndalet në mënyrë të parregullt nga Jusufi. Referi Dimevski jep shenjë për penallti, ndërsa nga pika e bardhë realizues i suksesshëm ishte Beqiri. Golin e tretë e shënoi Vullnet Emini nga gjuajtja e lirë prej 20 metrash. Deri në fund të takimit trajnerët e të dyja skuadrave bënë zëvendësime në formacionet e tyre, por futbollistët e inkuadruar edhe pse tentuan të kthejnë ritmin e lojës, nuk krijuan aksione që duhet theksuar.
Trajneri i Renovës tha pas ndeshjes së: "Është vështirë në takimet e këtilla të gjesh motiv te futbollistë, por ja që në një mënyrë të mirë futbollistët të disiplinuar arrijnë të ndërtojnë lojën e tyre dhe të vijnë te fitorja".
Ndërsa Nazmi Ajdini i Vëllazërimit tha: "Prej rezultatit s`jam i kënaqur, ndërsa nga loja. Ne jemi duke e kompozuar ekipin dhe na prêt punë në të ardhmen, kurse Renovës ia uroj fitoren".

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›