Sherr në lokal, babë e bir vrasin me thikë 44 vjeçarin
Ka nisur si një sherr nën efektin e pijes por ka përfunduar në mënyrë tragjike për njërin nga personat e përfshirë në konflikt. Edmond Telhai 44 vjec, është ekzekutuar pas mesnatës së mbrëmshme në banesën e tij në Korcë nga dy shtetas, babë e bir. Sipas policisë viktima nën efektin e pijes kishte bërë sherr në lokalin e Françesko dhe Nektario Cukës, 50 dhe 27 vjeç duke e dëmtuar atë. Pas sherrit Telhai është larguar për në banesën e tij, por cështja nuk është mbyllur me kaq, pasi babë e bir i kanë shkuar në banesë ku dhe e kanë vrarë me thikë. Ndërkaq policia ka shoqëruar në komisariat të dy autorët e krimit, ndërsa ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.