E Diel, 1 Nëntor 2026

Miqësore, Diyarbakirspor – Dinamo 1-1

(ALBANIA SPORT) – Dinamo barazoi 1-1 me Diyarbakirsporin e Superligës turke, në miqësoren e dytë të zhvilluar sot në Antalia të Turqisë.
Blutë kryesuan 1-0 me golin e realizuar nga sulmuesi lushnjar Fatjon Sefa, ndërkohë që ish-skuadra e Redi Jupit barazoi me një gol të diskutueshëm. Dinamo pati disa raste për ta mbyllur me fitore takimin.
Trajneri Shkëlqim Muça u shpreh i kenaqur pas ndeshjes nga interpretimi i grupit, e në veçanti nga Bakaj e Sefa.
Në këtë takim për arsye dëmtimi (pa probleme) munguan argjentinasit Timparano e Soza, si dhe blerja e re e merkatos dimërore, Emiljano Vila.
Në takimin e parë miqësor Dinamo fitoi 5-1 miqësoren me skuadrën turke të kategorisë së dytë, Canakalespor, takim i zhvilluar në Antalia të Turqisë. Golat për formacionin e Shkëlqim Muçës u shënuan nga Bekim Kuli (2), Rafael Soza (2) dhe blerja e re i bluve, argjentinasi Maksimiliano Timpanaro.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›