Inter, objektivi i radhës është Di Maria
22-vjeçari është vlerësuar 17 milion euro nga Benfika, megjithatë, Interi mund të jetë në avantazh, duke qenë se agjenti i lojtarit është Horge Mendes, i cili është njëkohësisht edhe agjenti i Hoze Mourinjos.Porderi tani vetëm “Djajtë e kuq” kanë brë një ofertë konkrete, duke vënë në “pjatë” për klubin portugez 13 milion euro, plus kartonin e Nanit. Kurse Çelsi është treguar disi më i tërhequr dhe për momentin vetëm po vëzhgon situatën.Presidenti i Benfikës, Luis Felipe Vieira, duket i vendosur ta mbajë lojtarin deri në fund të sezonit, megjithatë nuk përjashtohet mundësia që gjërat të ndryshojnë në rast të një oferte të rëndësishme. Interi pëlqen edhe një tjetër lojtar të klubit nga Lisbona, mesfushorin brazilian Ramires Dos Santos.