Maruane Camak arrin marrëveshjen me Liverpool
Sulmuesi i Kampionëve të Francës, Maruane Camak 26 vjeçar e ka arritur akordin me skuadrën nga Premier Liga , Liverpoolin. Sipas "Daily Mirror" të kuqtë e Rafa Benitez kanë mposhtur konkurencën e Arsenalit , Aston Villas , Milanit dhe Juventusit duke i dhënë klubit Francez plot 25 milionë sterlina. Sulmuesit i skadonte kontrata në qershor dhe sipas zërave më të fundit tashmë është gjetur edhe akordi mes sulmuesit të talentuar maroken dhe Liverpoolit.