E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tottenham kërkon Sanchezin

Tottenham Hotspur synon të përforcojë repartin ofanziv dhe ka shprehur interesim për transferimin e sulmuesit të Barcelonës, Alexis Sanchez.

The Daily Star dhe Caughtoffside.com kanë njoftuar të enjten se londinezët janë duke shqyrtuar mundësinë e paraqitjes së një oferte për kilianin, pas rihapjes së afatit kalimtar në janar.

Tottenham ka aktualisht vetëm dy sulmues në dispozicion, Jermain Defoe dhe Emanuel Adebayor, kurse ky i fundit do të mungojë gjatë një pjese të edicionit për shkak të angazhimit me Togon në Kupën e Afrikës.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›