E Shtunë, 31 Tetor 2026

PSG s’ka kontaktuar me Ronaldon

Presidenti i Paris Saint Germain, Nasser Al Khelaifi, mohoi se ka kontaktuar me Real Madrid për të blerë Cristiano Ronaldon, ashtu siç raportoi La Gazzetta Dello Sport.

“Cristiano është një lojtar i Real Madrid. Nuk kam kontaktuar me asnjë klub dhe askush nuk ka kontaktuar me mua për të ma shitur”, theksoi multimilioneri për ‘L’Equipe’.

Gazeta më e madhe sportive italiane kishte publikuar se në vitin 2013 Cristiano Ronaldo dhe Jose Mourinho do të transferoheshin së bashku tek PSG. Mendohet se PSG do të ofrojë 100 milionë euro për sulmuesin portugez në blerjen më të shtrenjtë të historisë së futbollit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›