E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tello, larg marrëveshjes

Bisedimet për vazhdimin e kontratës së sulmuesit të Barcelonës, Cristian Tello dukej se po shkonin mirë, por jo më.

Edhe pse palët kanë arritur marrëveshje për rritjen e pagës së futbollistit, problemi qëndron te dëmshpërblimi, që gjiganti katalan dëshiron ta rritë, kurse Tello ka kërkuar që ajo të reflektojë vlerën e tij reale në treg, ka njoftuar Marca.

Klube të ndryshme kanë shprehur interesim për transferimin e Tellos, por besohet se sulmuesi preferon vazhdimin e kontratës në Nou Camp. Marrëveshja e tij aktuale me gjigantin katalan është e paraparë të skadojë në fund të këtij sezoni.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›