E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kaka nuk mendoi të largohet

Leite Kaka ka insistuar se nuk mendoi të largohet nga Real Madridi gjatë verës. Pas ardhjes së Luka Modricit në Santiago Bernabeu, spekulohej se mesfushori brazilian i ka ditët e numëruara në klub.

Por, ai i tha të përditshmes braziliane Estadao se asnjëherë nuk mendoi ti bashkohet ndonjë skuadre tjetër.

“Kurrë nuk kam konsideruar largimin nga Real Madridi, për asnjë moment. Edhe kur ndonjë klub i caktuar shprehu interesim për transferimin tim, kurrë nuk kam menduar të largohem. Ende kam edhe tri vjet në kontratën time dhe kam edhe shumëçka për të dhënë për këtë klub”, deklaroi Kaka.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›