Tottenham, seriozisht pas Adebayorit

Nga Express më 20 korrik 2011 në ora 18:14
Menaxheri i Tottenhamit, Harry Redknapp, ka njoftuar për interesimin e Spurs për sulmuesin e Manchester Cityt, Emmanuel Adebayor.
“Kam biseduar me udhëheqësit e klubit, është një sulmues që e dua në ekipin tim. Do të mundohemi ta formojmë një ofertë për ta pasur këtu sezonin e ardhshëm, ndoshta si huazim”, tha trajneri anglez për Skysports.
Sulmuesi togolez e kaloi gjysmën e sezonit të fundit si huazim te Real Madrid.
Edhe klubi madrilen po mendon ta blejë përfundimisht ish futbollistin e Arsenalit, i cili nuk bën pjesë në planet e menaxherit të Cityt, Roberto Mancini.