E Shtunë, 31 Tetor 2026

Krasniqi kërkoi ndihmë nga gjermanët

Nga Express më 20 korrik 2011 në ora 19:30

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Memli Krasniqi vazhdon përpjekjet e tij për ta mundësuar pjesëmarrjen e sportistëve nga Kosova në Lojërat Olimpike “Londra 2012”.

Së bashku me kryetarin e Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasani, ai priti në një takim presidentin e Shoqatës Olimpike të Bayern-it, Michael Schultz – Tholen.

Krasniqi kërkoi nga Tholen që të ndihmojë pjesëmarrjen e sportistëve të Kosovës në “Londra 2012”.

Ndërsa, Tholen premtoi se do t’i përdor të gjitha forcat për t’i ndihmuar sportistët kosovarë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›