Vidal, largohet për një ofertë të mirë

Nga Express më 20 korrik 2011 në ora 18:45
Nëse arrin një ofertë e majme, Bayer Leverkuseni do ta shesë mesfushorin kilian Arturo Vidal.
Për këtë ka siguruar drejtori sportiv i klubit gjerman, Rudi Voeller.
“I kemi në konsideratë zërat që arrijnë nga Italia. Nga ana e jonë, mund të themi se nëse arrin një ofertë e kënaqshme, do të takoheshim me cilindo klub për ta definuar shitjen e futbollistit”, deklaroi Voeller.
Juventusi është ekipi më i interesuar për përfaqësuesin kilian, i cili së fundmi ishte pjesë e Copa Americas. Për Vidal interesim ka shfaqur edhe Bayern Munchen.